Të nderuar bashkatdhetar,

Nevoja për të shkuar në Kosovë si dhe ardhja e familijarve tonë për vizitë në Suedi tani do të jetë më e lehtë. Që nga prilli 2010 udhetimet me autobus do të bëhen të mundshme me kompanin Rresor. Kjo kompani per fillim disponon me një autobus i cili do të qarkullon nga Suedia - Borås deri në Kosovë – Prishtinë. Autobusi është në gjendje shumë të mirë dhe është i përshtashëm për udhëtimet e gjata. Udhëtimet për fillim do të organizohen dy herë ne muaj (çdo të dytën javë) ndërsa gjatë verës (qershor-gusht) do të kemi udhëtime për çdo javë. Rresor organizon edhe udhëtime speciale-eskurzione për nxenësit shqiptar që udhëtojn në mënyrë të organizuar. Në kuadër të këtij udhëtimi, nxënësit do të vizitojn: Prekazin, Shpellën e Gadimës dhe Prizrenin si dhe është e mundshme edhe vizita në Shqipëri (në marrëveshje me udhëheqjën e nxënësve). Rresor është e regjistruar në Skatteverket (FA- skatt) dhe posedon lejën e Transportstyrelsen.

Rresor